Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

06 tetor 2026 | 15:16

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit me inicialet F.A., nën dyshimin për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas aktakuzës, F.A. dyshohet se nga shtatori i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2013, në Vushtrri, ka qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar, i cili kishte për qëllim përfitimin e kundërligjshëm të pasurisë përmes marrjes së kredive bujqësore në një institucion bankar.

Prokuroria pretendon se i pandehuri ka pasur rol aktiv në sigurimin e kredimarrësve, vënien e tyre në lajthim, realizimin e kredive dhe pranimin e mjeteve të përfituara në emër të personave të tjerë.

Sipas aktakuzës, në disa raste F.A. dyshohet se ka marrë drejtpërdrejt paratë e kredive, ndërsa në raste të tjera ka përfituar pjesë të shumave të realizuara.

Në kuadër të kësaj veprimtarie, dyshohet se janë realizuar kredi bujqësore në emër të personave të ndryshëm, në shuma prej 5 mijë e 100 deri në 10 mijë euro, duke i shkaktuar institucionit bankar dëm të përgjithshëm prej 613 mijë e 557.49 eurosh.

I pandehuri konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të dëshmohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është shprehur i…