Lushtaku: Dhuna e mbrëmshme u udhëhoq nga njerëz që baballarët i kanë në Serbi, kjo është fytyra e Albin Kurtit
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se dhuna e mbrëmshme është “fytyra e vërtetë e Albin Kurtit”, për të cilin ka deklaruar se “ka ardhë në pushtet me mashtrime, me rrena”.
“Dhe vazhdon kështu, nuk e miraton një ligj që nuk është për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, është për Kosovën, për shtetin, për gjakun, për sakrificën, jo vetëm të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por e popullit shqiptar”, ka thënë ai, ndërsa po qëndronte në mesin e protestuesve në qendër të Prishtinës.
Lushtaku ka thënë se “UÇK-ja nuk ka qenë e Hashim Thaçit, por e popullit shqiptar”.
“Po foli për shqiptarë, nuk po foli për këta që e kanë gjakun e përzimë me gjakun e sh*****”, ka thënë ai.
Lushtaku ka thënë se ka policë që “baballarët i kanë në Serbi” dhe të cilët, sipas tij, “e kanë udhëhequr” reagimin ndaj protestuesve.
“Këtu kemi policë që e kanë udhëhequr edhe mbrëmë atë që ndodhi, njerëz që baballarët e tyre janë në Serbi atje – me emra, me mbiemra”, ka thënë ai.
Sipas Lushtakut, “pushteti e ka manipuluar, e ka shfrytëzuar Policinë e Kosovës”.
“Ne nuk i shohim policët tanë si armiq, por as nuk i shohim partitë tona si armiq – si kundërshtarë politikë po”, ka thënë ai.
“Për mu është me rëndësi ligji, dhe jo a zgjidhet presidenti apo jo. Jo pse s’kam dëshirë, sepse vendi është pa institucione…”, ka thënë Lushtaku.



