Edi Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja e saj erdhi në një fazë sfiduese për Kosovën, rajonin dhe Evropën

07 tetor 2026 | 11:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se zgjedhja e saj vjen në një fazë sfiduese për Kosovën, rajonin dhe Evropën.

“Urime të përzemërta akademikes së nderuar, znj. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për të gjithë rajonin tonë dhe për vetë Evropën. Ju uroj suksese juve dhe Kosovës, Zonja Presidente”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Dirk Schuebel, ka…