‘Reuters’: Zgjedhja e Shiroka-Pulës evitoi zgjedhjet në një nga vendet më të varfra të Evropës
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka raportuar për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës.
Në një artikull të publikuar të mërkurën, “Reuters” ka theksuar se Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Shiroka-Pulën presidente me 81 vota, duke shmangur kështu mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.
“Reuters” ka theksuar se zgjedhja e presidentes është bërë pak para skadimit të afatit kushtetues, pasi dështimi për zgjedhjen e një presidenti të ri do të çonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Reuters” ka përmendur edhe protestat e së hënës, kur policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit që kanë kërkuar miratimin e ndryshimeve.
“Reuters” ka theksuar se presidenca në Kosovë është kryesisht ceremoniale, por shpesh ka qenë burim i paqëndrueshmërisë politike, pasi për zgjedhjen e presidentit nevojitet një shumicë prej dy të tretash në Kuvend dhe partitë kanë pasur vështirësi të pajtohen për një kandidat.



