Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë uron Shiroka-Pulën në misionin e saj si presidente e Kosovës
07 tetor 2026
| 12:26
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës si presidente e Kosovës.
Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, kryekuvendari ka uruar akademiken Shiroka-Pula për misionin e saj të ri.
“Urime presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen në krye të shtetit!”, ka shkruar Peleshi.



