Kryeziu shuan dyshimet: Procedura për zgjedhjen e presidentes ka shkuar me rregull

07 tetor 2026 | 13:20

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth veprimit të avokatit Arianit Koci, i cili sot ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Kryeziu ka thënë se ankesë në Gjykatën Kushtetuese ka të drejtë të dërgojë edhe individi.

“Kjo është e sanksionuar me Kushtetutë. Palët e autorizuara ligjore, të cilat kanë të drejtë të bëjnë një ankesë, kërkesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, këtë ankesë kanë të drejtë ta bëjnë edhe individët, por për problemet e veta, nëse ka shkelje të të drejtave dhe lirive personale”, ka thënë Kryeziu.

I pyetur nëse procedura e zgjedhjes së presidentit të vendit ka shkuar në rregull, Kryeziu ka dhënë një përgjigje të qartë.

“Sipas mendimit tim profesional, çdo gjë ka qenë në rregull. Procedurat kanë nisur me kohë, por nëse ndokush nga deputetët bën ndonjë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, atëherë Gjykata Kushtetuese do t’ia kthejë negativisht. Të mos hyjmë në detaje, por gjithçka ka shkuar në rregull”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtojë rritjen gjatë vitit…