Klubi i madh anglez interesohet për De Jong, Barcelona mund ta shesë në janar

09 tetor 2026 | 10:42

Chelsea po e monitoron nga afër situatën e Frenkie de Jongut te Barcelona, në prag të afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit spanjoll SPORT, klubi londinez po e përcjell me vëmendje mesfushorin holandez, 29-vjeçar, pas shitjes së Enzo Fernandezit te Manchester City.

De Jongu mund të jetë një prej emrave që Chelsea do ta shqyrtojë për ta përforcuar mesfushën, ndërsa drejtuesit e klubit anglez po i vlerësojnë mundësitë në tregun e transferimeve.

Nga ana tjetër, Barcelona do ta analizojë minutazhin dhe rolin e holandezit gjatë muajve të ardhshëm. Sipas raportimit, katalunasit nuk e përjashtojnë asnjë skenar për të ardhmen e tij, duke lënë të hapur mundësinë e një largimi në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, për momentin nuk raportohet për ndonjë ofertë zyrtare, ndërsa situata e De Jongut pritet të bëhet më e qartë në vazhdim të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të…