​U jepet lamtumira e fundit Egzon e Nafije Bogujevcit në Pozheran të Vitisë

11 tetor 2026 | 18:37

Familjarë dhe qytetarë të shumtë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit, të cilët u varrosën në Pozheran të Vitisë.

Vëlla e motër dyshohet se u vranë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit. Për vrasjen e dyfishtë dyshohet Valon Ramushi, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, Nafijen, dhe vëllain e saj, Egzonin.

Gjatë ngjarjes, i dyshuari dyshohet se plagosi rëndë edhe një person tjetër, që raportohet të jetë djali i axhës së viktimave. Ai po trajtohet në Klinikën e Mjekimit Intensiv në QKUK.

Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 14:26. Pas saj, Ramushi raportohet se u vetëdorëzua në polici, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan po heton rrethanat e rastit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se…