Shënuan mbi 120 gola me sulmin aktual, Bayern Munich ia hap derën edhe transferimit të Erling Haaland

12 tetor 2026 | 14:36

Presidenti i klubit gjerman, Herbert Hainer, ka folur për mundësinë e transferimit së yllit norvegjez, Erling Haaland, në një kohë kur vazhdojnë diskutimet rreth hetimeve financiare ndaj Manchester Cityt dhe pasojave të mundshme sportive për klubin anglez.

Gjiganti anglez u shpall fajtor nga Liga Premier, ndërsa raportimet e para janë se mund të përjashtohen nga kampionati anglez dhe të zbresin në disa divizione më poshtë.

Megjithatë, Hainer ka bërë të qartë se Haaland nuk është aktualisht prioritet për Bayernin, i cili tashmë ka në dispozicion disa futbollistë të rëndësishëm në repartin ofensiv.

“Ne kemi Harry Kane, Michael Olise dhe Luis Diaz, të cilët shënuan mbi 120 gola sezonin e kaluar”.

“Por, nëse flasim për të ardhmen dhe situata ndryshon, atëherë do të shohim”.

Një prej faktorëve që mund ta bëjë këtë skenar interesant është edhe e ardhmja e Harry Kane. Sulmuesi anglez do t’i mbushë 34 vjet në korrik të vitit 2027, ndërsa Bayerni do të duhet të mendojë për pasardhësin e tij në një moment të caktuar.

Në anën tjetër, Haaland ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2034, pasi në janar të vitit 2025 nënshkroi një zgjatje 10-vjeçare të marrëveshjes.

Për momentin nuk ka negociata të konfirmuara mes dy klubeve, ndërsa çdo lëvizje e mundshme mbetet vetëm në nivelin e spekulimeve. Megjithatë, nëse situata e Manchester Cityt ndryshon për shkak të hetimeve financiare, e ardhmja e disa prej yjeve të skuadrës mund të bëhet temë e rëndësishme në tregun e transferimeve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, pritet të jetë…