Mposhtën garuesit nga Rusia, Serbia dhe Greqia, sportistët e Kosovës shkëlqejnë në Podgoricë

12 tetor 2026 | 15:34

Klubi i taekwondosë “Dardanët” është përfaqësuar me sukses në një turne ndërkombëtar të këtij sporti, të mbajtur më 10 dhe 11 tetor në Podgoricë, i klasifikuar në rangun G1 nga Federata Botërore e Taekwondosë.

Sipas njoftimit të klubit në “Facebook”, sportisti Jon Gashi, në kategorinë senior deri në 74 kilogramë, ka fituar medaljen e bronztë pas një paraqitjeje të suksesshme në garë.

Gashi ka regjistruar tri fitore radhazi ndaj garuesve nga Rusia, Serbia dhe Greqia, të gjitha me rezultat 2:0.

Ai është ndalur në gjysmëfinale nga përfaqësuesi i Danimarkës, pas një përballjeje të ngushtë, duke e përfunduar turneun me medalje të bronztë.

Ndërkaq, Imarah Vizdiklar, në kategorinë junior deri në 52 kilogramë, është renditur në vendin e pestë.

Ai ka zhvilluar një paraqitje të mirë, por është mposhtur me rezultat të ngushtë nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…