Vashat U19 mposhten nga Maqedonia e Veriut në miqësoren e dytë

12 tetor 2026 | 15:37

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Maqedonia e Veriut, në miqësoren e dytë të zhvilluar sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Në ndeshjen e parë mes dy përfaqësueseve, rezultati kishte përfunduar në barazim 1:1, ndërsa këtë herë fitorja u ka takuar mysafireve.

“Këto dy miqësore i shërbyen përzgjedhëses Albina Rrahmani për të provuar opsione të ndryshme dhe për të vlerësuar formën e lojtareve, në prag të ndeshjeve kualifikuese që Dardanet U19 i presin muajin e ardhshëm”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Klubi i taekwondosë “Dardanët” është përfaqësuar me sukses në një…