Gjykata e Apelit liron dy veteranët e UÇK-së që ishin arrestuar për deputetin e pushtetit në protestë

12 tetor 2026 | 17:35

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi që ishin arrestuar për sulm ndaj deputetit të Vetëvendosjes Fahrush Rexhepi.

Sipas aktvendimit, masa e paraburgimit është ndërprerë sipas detyrës zyrtare dhe të pandehurit janë urdhëruar të lirohen menjëherë.

Ata akuzoheshin për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje” sipas nenit 402 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Masa e paraburgimit, e cila u ishte caktuar më parë pas incidenteve gjatë protestës, u ndërpre pasi gjykata konstatoi se rrethanat juridike dhe faktike kanë ndryshuar, protesta ka përfunduar dhe të pandehurit tashmë janë marrë në pyetje nga Prokurori i Shtetit, duke bërë që të mos ekzistojë më bazë ligjore për mbajtjen e tyre në paraburgim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nga kryeministri i Spanjës, Pedro…