Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”
Gazetari Lirim Mehmetaj ka sqaruar për herë të parë rrethanat e përfshirjes në një mosmarrëveshje me familjen Geci. Ka thënë se është kontaktuar nga ish-deputeti Gani Geci të dielën, i cili ka kërkuar largimin ose ndryshimin e një postimi të tij për Fatos Gecin, deputetin anëtar të familjes Geci nga Llausha.
Mehmetaj ka thënë sot në Debat Plus se nuk ka pranuar ta largojë statusin. Ka treguar se e ka lajmëruar rastin në polici për kërcënim.
“Deputeti i VV-së, Fatos Geci ka bo një publikim ku ia adreson Thaçit dhe të tjerëve 144 vrasje. Unë e kam sqaruar se kjo nuk qëndron. Ai është një analfabet. Prej familjes Geci më kanë kontaktu dje, më kanë thënë me e hjek postimin, kam thënë jo – njëherë me te të mirë, pastaj kanë vazhduar me forma tjera”, deklaroi ai.
Mehmetaj tha se pastaj përfaqësues të familjes Geci i kanë shkuar në zyrë ku e kanë kërcënuar për largimin e postimit për Fatos Gecin.
Rastin, Mehmetaj tha se e ka lajmëruar në polici.
“Unë mangup nuk jam. I jam drejtuar institucioneve policore ku e kam lajmëruar rastin”, tha gazetari.
Gazetari u shpreh se nuk do ta largojë postimin për deputetin Fatos Geci.
Ndërkohë, moderatori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri u shpreh se Gani Geci, i kallëzuari për kërcënim ndaj gazetarit Mehmetaj, ndodhej në parkingun e objektit të televizionit. PAPARACI



