Ministria e Financave hap thirrjen për projektin 49.3 milionë euro për zhvillimin e sektorit financiar
Ministria e Financave ka ftuar kompanitë e kualifikuara të konsulencës që të shprehin interesimin për ofrimin e shërbimeve të verifikimit të pavarur në kuadër të projektit për zhvillimin e sektorit financiar në Kosovë, i mbështetur nga Banka Botërore.
Projekti mbështetet nga një financim prej 49.3 milionë eurosh nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) dhe synon forcimin e stabilitetit financiar dhe promovimin e përfshirjes financiare në Kosovë.
“Përmes një financimi prej 49.3 milionë eurosh nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), projekti synon forcimin e stabilitetit financiar dhe promovimin e përfshirjes financiare në Kosovë, duke fuqizuar Fondin e Sigurimit të Depozitave, përmirësuar qasjen në financa për ndërmarrjet dhe mbështetur zhvillimin e sistemeve të pagesave më të shpejta”, ka njoftuar Ministria e Financave.



