Deputeti Kraki shijon samunat e Gjakovës te furra “Fatjoni”

14 tetor 2026 | 23:49

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka shijuar samunat me suxhuk në Gjakovë, bashkë me Shpend Lilën, të cilin e ka falënderuar për këtë përvojë gastronomike. Kraki, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka rrëfyer vizitën te mishtorja “Lleshi”, furra “Fatjoni” dhe më pas te familja e Bacës Sele, ku i kanë shijuar samunat.

“Dje s’kam honger samun n’Gjakovë. E kam përjetu filozofinë e samunit falë Shpend Lilës, i njohur për këtë lloj aktiviteti gastronomik:)) Procesi nisi te mishtorja Lleshi, se samuni pa suxhuk s’është samun. Bile, edhe pa pagu dolëm, se na thanë: ‘Prej shpise sot’.

Me kese plot suxhuk, ia msym furrës Fatjoni. A thashë furrës a? Jo! Te Fatjoni s’ka bukë, ka art. Rendi i njerëzve deri n’trotuar. Secili me kesën e vet n’dorë. I zoti i shpisë na i ofroi samunat ma artistikë që ishin pa n’sheher. U pa ashiqare që e kishim tepru pak me lluks kur dolën samunat prej furre. Ku me i honger tani? Qaty çobançe? Jo, tha Shpendi: ‘Po shkojmë te Baca Sele e halla Igballe, se na presin’. Eu, hajri e daftë! Pa njo pa dy, tavolina veç ishte bo gati te Sele. Respekt, kafe e tana t’mirat te Baca Sele, samunat si yje n’qendër t’vëmendjes dhe t’tavolinës.

I komentuam, i vlerësuam, i analizuam e i hëngrëm.
Çfarë kujdesi, Shpendi!
Çfarë shije samuni!
Çfarë familje, Baca Sele!
Çfarë momenti!”, ka shkruar Nezir Kraki.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Gjykata Supreme…