Kryetari Latifi viziton familjen e heronjve Fahri e Bahri Fazliu, dhuron portretin e Bahri Fazliut
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar familjen e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu, me ç’rast ka dhuruar portretin e heroit Bahri Fazliu.
Përmes kësaj vizite, Latifi ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin dhe sakrificën e heronjve Fahri e Bahri Fazliu në rrugën për lirinë e Kosovës.
Fahri Fazliu i ri, nipi i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, ka falënderuar përzemërsisht kryetarin Latifi për vizitën, dhuratën dhe respektin e treguar ndaj familjes së tyre.
“Familjen tonë e nderoi me vizitën e tij shoku ynë i çmuar, Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit, bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar i Heroit të Kombit, Bahri Fazliu. Me këtë rast, ai na dhuroi portretin e Heroit të Kombit, Bahri Fazliu, një dhuratë me vlerë të veçantë për familjen tonë. Miqësia, respekti dhe lidhjet që na bashkojnë rreth idealit kombëtar janë vlera të çmuara, të cilat i vlerësojmë dhe i ruajmë gjithmonë. Faleminderit nga zemra, shoku ynë i çmuar, Smajl Latifi! Respekt dhe mirënjohje!”, ka shkruar ai në “Facebook”.



