Rrahmani paralajmëron Kurtin për Kodin Civil: Hiqi ato dy nene, se prapë kam me të ndalë

15 tetor 2026 | 23:22

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti se do të kundërshtojë sërish miratimin e Kodit Civil, nëse në të mbeten dy nenet që lidhen me bashkësitë civile ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Në Debat Plus në TV Dukagjini, Rrahmani tha se Kodi Civil ende nuk ka kaluar në Qeveri, ndërsa sipas tij, parashihet që të procedohet më 15 nëntor.

“Ligji ende s’ka kaluar në Qeveri, ligji parashihet që më 15 nëntor të vijë në Qeveri. Le t’i heqë Albin Kurti ato dy nene dhe le ta kalojë ligjin. Unë po e paralajmëroj, mos të vijë të dështojë”, tha Rrahmani.

Ai kundërshtoi deklarimet e Kurtit se po sfidon vlerat përmes këtij Kodi, duke thënë se nuk do të lejojë që, sipas tij, të cenohet familja.

“Ai po thotë: ‘Jo, unë po të sfidoj mbi këto vlera, unë po du me shkatërru familjen’. E që s’po e shkatërron pra, se ka kush të ndalë aty. Edhe prapë kam me të ndalë”, deklaroi Rrahmani.

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, Rrahmani dhe Kurti patën debat lidhur me Kodin e ri Civil, të cilin Qeveria synon ta bëjë gati për miratim në Kuvend deri më 15 nëntor.

Rrahmani e pyeti kryeministrin se pse po vazhdon me këtë nismë, pavarësisht kundërshtimeve të mëparshme, duke e cilësuar atë si të dëmshme për familjen tradicionale.

Në përgjigjen e tij, Kurti tha se Kosovës i nevojitet një reformë e qëndrueshme civile dhe se mbrojtja e familjes është pjesë thelbësore e saj.

Ai theksoi se Kodi Civil përmban 997 faqe dhe 1 mijë e 630 nene, duke kritikuar përqendrimin e Rrahmanit në vetëm dy prej tyre.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pentagoni nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të bombës gjigante…