Protestat në Francë, Macroni: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

18 tetor 2026 | 13:39

“Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë”, ka deklaruar mbrëmë presidenti francez, Emmanuel Macron, duke komentuar incidentet e vazhdueshme në Paris dhe në qytetet e tjera të mëdha të Francës.

“Ata që hynë me forcë, që sulmuan stacionet e policisë, komunat dhe dyqanet, do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen”, ka theksuar presidenti francez.

Macron ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për forcat e policisë, të cilat i ka cilësuar si “garantuese të së drejtës për të protestuar”.

“Ne do të qëndrojmë absolutisht kundër atyre që duan kaos, që nuk duan asgjë më shumë sesa të sulmojnë institucionet tona, ndërsa në të njëjtën kohë të parandalojnë ata që duan të protestojnë në mënyrë paqësore”, ka përfunduar ai.

Ndërkohë, kandidati i së majtës radikale për president të Republikës, Jean-Luc Mélenchon, ka fajësuar autoritetet policore për incidentet, ndërsa u ka bërë thirrje demonstruesve të mos përfshihen në akte vandalizmi dhe plaçkitjeje.

Në përgjigje të deklaratave të Mélenchonit, kryeministri francez, Sébastien Le Corneille, i ka bërë thirrje atij të tregojë përgjegjësi, duke e cilësuar fajësimin e autoriteteve policore si zhvendosje cinike të përgjegjësisë.

Në fund, kryeministri francez i ka kërkuar Mélenchonit të identifikojë personat e përfshirë në aktet e vandalizmit dhe plaçkitjes.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur…