Hamza me bashkëpartiakë viziton familjen e Idriz Rrecajt, nderojnë veprën e heroit

18 tetor 2026 | 14:46

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të udhëhequr nga kryetari Bedri Hamza, kanë vizituar për ngushëllime familjen e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti Arian Tahiri ka bërë të ditur se gjatë vizitës kanë shprehur respektin dhe mirënjohjen për jetën, veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.

“Pas 27 vitesh pritjeje dhe dhimbjeje, familja Rrecaj më në fund ka një vend ku mund ta nderojë më të dashurin e saj. Idriz Rrecaj do të mbetet përherë simbol i qëndresës, përkushtimit dhe sakrificës për atdheun”, thuhet në postimin e Tahirit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka nisur me veprime të dhunshme protesta e studentëve dhe…