Napoli në krizë, De Laurentiis i befasuar nga zgjedhjet e Allegrit
Napoli po kalon një periudhë të vështirë pas humbjes së fundit ndaj Venezias, e cila ishte e pesta në nëntë ndeshje nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, presidenti Aurelio De Laurentiis ka mbetur i befasuar nga disa vendime të trajnerit, ndërsa situata e skuadrës po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.
Problemet nuk lidhen vetëm me rezultatet, por edhe me paraqitjet e ekipit, i cili, sipas raportimit, po shfaq mungesë energjie, motivimi dhe agresiviteti në fushë.
Vendimi për ta nisur ndeshjen ndaj Venezias me Giovane dhe Lucca në sulm konsiderohet një rrezik që Allegri e pagoi shtrenjtë. Trajneri nuk mund të ndikonte në lëndimin e Alissonit, por aktivizimi i Luccas nga minuta e parë, në një ndeshje që Napoli duhej ta fitonte me çdo kusht, është vënë në pikëpyetje.
Pas ndeshjes, Allegri u përpoq ta mbronte skuadrën, duke vënë në dukje se Napoli kishte regjistruar 29 goditje dhe kishte humbur një penallti.



