Gruda falënderon Bedri Hamzën: Përfaqësoni një standard të rëndësishëm në politikë, të cilin duhet ta kultivojmë
22 tetor 2026
| 14:04
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Bedri Hamzës, duke e falënderuar për përkushtimin, përgjegjësinë dhe punën e bërë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Gruda ka thënë se Hamza përfaqëson një standard të rëndësishëm në politikë, të cilin duhet ta ruajnë dhe ta kultivojnë edhe më tej.
Postimi i plotë:
Kryetar Bedri Hamza, faleminderit për përkushtimin, përgjegjësinë dhe punën e bërë! Ju përfaqësoni një standard të rëndësishëm në politikë, të cilin duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë edhe më tej.
Ishte nder dhe kënaqësi të punojmë bashkë dhe jam i bindur se kemi ende shumë punë të mira për të bërë për PDK-në dhe Kosovën.



