Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për krime lufte
26 tetor 2026
| 10:49
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sipas Policisë, i dyshuari dyshohet se ka kryer krime lufte në Viti gjatë vitit 1999.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.



