Dogana e Kosovës zbulon kanabis në një dërgesë postare

26 tetor 2026 | 15:15

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 10 cigare të mbushura me substancë të dyshuar si kanabis dhe dy copa torte me përmbajtje të dyshuar të së njëjtës substancë, gjatë kontrollit të një dërgese postare.

Sipas njoftimit të Doganës, dyshimet janë ngritur gjatë skanimit të dërgesës dhe kontrollit nga zyrtari doganor, pas së cilës është vendosur që ajo t’i nënshtrohet një kontrolli më të detajuar fizik.

“Pas hapjes dhe kontrollimit të dërgesës, janë zbuluar 10 (dhjetë) cigare të mbushura me substancë të dyshuar si kanabis, si dhe 2 (dy) copë torte me përmbajtje të dyshuar të kanabis”, është thënë në njoftimin e Doganës.

Lidhur me rastin, Dogana ka njoftuar Njësinë përkatëse të Antidrogës të Policisë së Kosovës, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme ligjore.

Dërgesa dhe përmbajtja e saj janë ndaluar për procedim të mëtejshëm institucional.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente për parandalimin e kontrabandës dhe qarkullimit të kundërligjshëm të mallrave.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Tifozët e Crvena Zvezdës kanë djegur figurat e Albin Kurtit,…