Gentjan Mezani, trajner i ri i Drenicës
26 tetor 2026
| 15:22
FC Drenica ka zyrtarizuar Gentjan Mezanin si trajner të ri të skuadrës.
Përmes një njoftimi, klubi drenicas ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me trajnerin, i cili do të jetë në krye të shtabit teknik.
Drenica i ka uruar mirëseardhje Mezanit, duke i dëshiruar suksese në drejtimin e ekipit dhe në përmbushjen e objektivave sportive të klubit.
“Mirë se vjen në Drenicë, trajner”, është thënë në njoftimin e klubit.



