Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë
27 tetor 2026
| 12:11
Fondacioni Jahjaga ka ndarë një donacion prej afro 80 mijë eurosh për Klinikën e Onkologjisë, me qëllim të mbështetjes së shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimit të kushteve për pacientët që trajtohen në këtë klinikë.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.



