MASh-i hap konkursin për bursa, nga 1 000 euro për studentët romë, ashkalinj dhe egjiptianë
27 tetor 2026
| 12:47
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka hapur konkursin për mbështetje financiare për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, në vlerë prej 1 000 eurosh për student.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook”.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen për mbështetje financiare për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, në vlerë prej 1 000 euro për student. Ju inkurajojmë që ta shfrytëzoni këtë mundësi, të aplikoni dhe të bëheni pjesë e kësaj skeme të bursave studentore”, ka njoftuar Krasniqi.



