Deliu e PDK-së: Më vinte turp të flisja në Kuvend për Arlindën, fjalimet ishin patetike
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka folur për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, duke i cilësuar fjalimet e mbajtura aty si “patetike”.
E ftuar në emisionin në “Kosova Live” në “T7”, ajo ka thënë se kishte ndier turp të fliste në Kuvend për këtë rast, duke vënë në pikëpyetje efektin e diskutimeve për procedurat dhe ligjet, në një kohë kur, sipas saj, institucionet përballen me një dështim.
“Mua më vinte turp, marre, që të flisja në Kuvend. Çka të flasë unë? Për procedura, për ligje, qysh kemi arritur, kemi bërë progres. Kënd ne po e frikësojmë në Kuvend, kujt ne po i çojmë sinjale? Ato fjalime të mijat, të secilit, ishin patetike, edhe vetë isha patetike. Sepse nuk gjen njeriu fjalë të thotë diçka të mençur se kur e sheh që e ke një dështim përpara”, ka thënë Deliu.



