Ismail Kartal largohet nga Fenerbahçe, Dirk Kuyt merr përkohësisht drejtimin e ekipit

28 tetor 2026 | 13:08

Trajneri Ismail Kartal ka dhënë dorëheqje nga posti i tij te Fenerbahçe, ka njoftuar klubi turk përmes një komunikate zyrtare.

Sipas njoftimit të klubit, Kartal e ka informuar menaxhmentin për vendimin e tij për t’u larguar nga detyra. Pas diskutimeve mes palëve, vendimi është pranuar me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

Fenerbahçe e ka falënderuar trajnerin për përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë kohës së tij në klub. “E falënderojmë Ismail Kartalin për përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e tij ndaj Fenerbahçes. I urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, është thënë në komunikatën e klubit.

Ndërkohë, Fenerbahçe ka konfirmuar zyrtarisht se Dirk Kuyt, ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe një nga ish-futbollistët e vlerësuar të klubit turk, do ta marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë.

Klubi nga Stambolli nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arsyet e dorëheqjes së Kartalit.

Largimi i tij vjen pas humbjes 2:1 në derbin ndaj Galatasarayt, rezultat që ka ndikuar në garën e Fenerbahçes për kreun e tabelës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Universiteti i Prishtinës dhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent kanë nënshkruar…