Carricku dhe Fernandes sqarojnë mosmarrëveshjet, zotohen ta ndihmojnë klubin
28 tetor 2026
| 15:30
Trajneri Michael Carrick dhe kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, kanë zhvilluar një takim për të sqaruar situatën e tensionuar mes tyre.
Fernandes nuk ishte pjesë e formacionit titullar në ndeshjen që Unitedi e humbi me rezultatin 3:0 ndaj Bournemouthit në fundjavë.
Më herët, mesfushori portugez kishte vënë në dyshim taktikat e trajnerit, duke nxitur spekulime për marrëdhëniet mes tyre.
Sipas raportimit të “Sky”, pas bisedimeve, të dy janë zotuar të lënë pas mosmarrëveshjet dhe të punojnë së bashku për ta rikthyer klubin në rrugën e duhur.
Manchester Unitedi po kalon një periudhë të vështirë, pasi ka regjistruar tetë ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha garat.



