Në Kuvend vendosen shalla rozë për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

29 tetor 2026 | 11:01

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, në të cilën deputetët do të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në ulëset e deputetëve janë vendosur shalla rozë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Fillimisht, në rend të ditës janë miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Më pas, deputetët do të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Në vazhdim, në lexim të dytë do të shqyrtohet edhe Projektligji nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në fund të seancës, deputetët do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar 12 kamionë…