Liverpooli shqyrton mundësinë e transferimit të Gavit në verën e vitit 2027

29 tetor 2026 | 15:15

Liverpooli po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Gavi, gjatë verës së vitit 2027.

Sipas mediumit “Sport FR”, klubi anglez e sheh 22-vjeçarin si një alternativë të mundshme për Alexis Mac Allisterin, i cili ende nuk ka marrë ofertë për rinovimin e kontratës nga Liverpooli.

Gavi thuhet se ka humbur hapësirë në formacionin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flickut, pas ardhjes së Rodrit në skuadrën katalanase.

Megjithatë, transferimi i mesfushorit spanjoll nuk pritet të jetë i lehtë, pasi kontrata e tij me Barcelonën është e vlefshme deri në vitin 2030.

Mbetet të shihet nëse Liverpooli do ta konkretizojë interesimin për Gavin apo nëse mesfushori do të vazhdojë karrierën te Barcelona.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të suspendojë kryeprokuroren…