Protestuesit tentojnë të futen në objektin e qeverisë, policia ua pamundëson

30 tetor 2026 | 09:29

Para objektit të Qeverisë së Kosovës po mbahet një protestë, në të cilën po kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Disa protestues po tentojnë të futen brenda objektit të qeverisë.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, brenda po një konferencë për medie.

Protestuesit kanë deklaruar se e konsiderojnë të drejtë të hyjnë brenda për të përcjellë nga afër konferencën, por një gjë e tillë u është pamundësuar nga Policia e Kosovës, e cila ka penguar hyrjen e tyre në objektin e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Punimet e asfaltimit po vazhdojnë me ritëm të shtuar në…