Marco Guida gjykon derbin Milan-Inter, këto janë statistikat dhe bilanci i tij me dy skuadrat
Marco Guida është përzgjedhur për të drejtuar derbin e Milanos mes Milanit dhe Interit, i cili zhvillohet të shtunën mbrëma në stadiumin “San Siro”, nga ora 20:45.
Gjyqtari italian këtë sezon ka drejtuar tri ndeshje në Serie A, në të cilat ka shpërndarë shtatë kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq.
Për Guidën, kjo do të jetë hera e gjashtë që drejton derbin e Milanos. Në pesë përballjet e mëparshme, Milani ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe dy humbje.
Sa i përket bilancit të përgjithshëm me dy skuadrat, Guida ka referuar 41 ndeshje të Milanit, në të cilat kuqezinjtë kanë regjistruar 20 fitore, 11 barazime dhe 10 humbje.
Ndërsa me Interin ka drejtuar 33 ndeshje, në të cilat zikaltërit kanë shënuar 17 fitore, 10 barazime dhe gjashtë humbje.
Në pesë derbet e mëparshme të drejtuara nga Guida, bilanci mes dy skuadrave është i barabartë, me nga dy fitore për secilën dhe një barazim.
Të shtunën, gjyqtari italian do të jetë sërish në qendër të vëmendjes në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të futbollit italian.



