Lladrovci vlerëson dorëheqjen e drejtorit të policisë, Gazmend Hoxha
30 tetor 2026
| 15:09
Pas dorëheqjes së drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka reaguar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili e ka cilësuar këtë si vendim të duhur, por jo të lehtë.
Në një reagim publik, Lladrovci ka shprehur respekt për Hoxhën, duke theksuar se dorëheqja vjen në një kohë kur opinioni publik po kërkon përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.
“Vendim i duhur i Drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, vendim jo i lehtë në kohën kur opinioni po kërkon përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekës. Përgjegjësia lidhet me ndërgjegjen e secilit e drejtësia pres të veprojë me vendosmëri për përcaktimin e shkaktarëve të kësaj vrasjeje të paralajmëruar. Respekt z. Hoxha!”, ka shkruar Lladrovci.



