Banka Botërore ndan grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh për shëndetësinë në Kosovë
Kosova do të përfitojë një grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh nga Banka Botërore për sektorin e shëndetësisë.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka njoftuar se, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë pritur përfaqësuesen e Bankës Botërore, Carole Megevand, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për financimin shtesë të projektit KOMPAS.
Sipas Vitisë, granti do të përdoret për të mbështetur digjitalizimin e shëndetësisë, forcimin e kapaciteteve të shëndetit publik dhe modernizimin e shërbimeve shëndetësore.
Ministri ka shprehur mirënjohje ndaj Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se investimet synojnë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët.



