Portieri Agron Kolaj shpallet ‘Ylli i Javës’ në Superligë

02 nëntor 2026 | 16:10

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, “Albi Mall”, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, që i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Pas ndeshjeve të xhiros së 12-të, ky çmim i është ndarë portierit të FC Feronikeli 74, Agron Kolaj, i cili ishte një nga protagonistët kryesorë në barazimin pa gola (0:0) ndaj FC Malishevës.

Kolaj është dalluar me disa pritje të shkëlqyera dhe ndërhyrje vendimtare, duke e ruajtur portën të paprekur dhe duke kontribuar në sigurimin e një pike të rëndësishme për skuadrën e tij.

Me sigurinë mes shtyllave, reflekset e shpejta dhe përqendrimin gjatë gjithë takimit, ai ka qenë ndër më meritorët për rezultatin e arritur.

Vlerësimi për futbollistin më të mirë të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas fitores në derbin ndaj Interit, ku Adrien Rabiot ishte…