Berisha: Arlinda Zekaj ishte paralajmëruar nga Jetoni rreth një vit më herët se ditët i ka të numëruara

03 nëntor 2026 | 22:13

Përfaqësuesi ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Zekaj, avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se vrasja e saj nuk duhet të trajtohet vetëm si një ngjarje e ndodhur natën kur ajo u vra, pasi, sipas tij, kishte paralajmërime për rrezikun që i kanosej shumë më herët.

Berisha, gjatë deklarimit të tij, tha se më 12 nëntor 2025, Arlinda i kishte shkruar vëllait të saj, duke e njoftuar për një kërcënim që, sipas saj, ia kishte bërë bashkëshorti.

“Jetoni më paralajmëroi se krejt Kosova ka me marrë vesh se çka ka me ndodhë me ty, shijoj edhe këto ditë që të kanë mbetur”, citoi Berisha mesazhin që Arlinda i kishte dërguar vëllait.

Ai kritikoi edhe mënyrën se si institucionet i kishin trajtuar thirrjet për ndihmë të Arlindës, duke thënë se nuk kishte pritur që institucionet të ishin të pagabueshme, por as që paralajmërimet dhe kërkesat e saj për mbrojtje të shpërfilleshin në atë masë.

“Unë besoj që asnjë qytetarë i Republikës së Kosovës pa pasur pritshmëri që shtetin e kemi përfekt dhe që institucionet i kemi pagabime që krahasohen me shtete evropiane, por besoj që as shumë si ne që kanë ditë e kanë mujt me besu që kaq keq jemi katandisur e kaq keq shpërfillen ulurimat e britmat e thirrjet për tu bërë bashkë me fëmijë e për të qëndru në pronën e saj një qytetare që me dorën e saj e ka lënë amanet. Arlinda shkoi fizikisht nga kjo jetë në mënyrën më tinzare të mundshme ku një i ligë ia mori jetën, por duhet ta nënvizoj edhe një fakt që jeta e Arlindës nuk është marrë vetëm atë natë, si veprim ka ndodhë atë natë por si planifkim si paralajmërim së paku kemi prova të prekshme me paralajmërim shumë më herët se ditët i ke të numëruara. Arlinda më 12 nëntor të vitit 2025, një vit më herët, i shkruan vëllait të saj dhe i thotë vetëm po dua me të njoftu se Jetoni më paralajmëroi se krejt Kosova ka me marrë vesh se cka ka me ndodhë me ty, shijoj edhe këto ditë që të kanë mbetur”, u shpreh Berisha.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti Donald Trump deklaroi të martën se ndihma amerikane për…