Prishtina vazhdon me fitore, Drita ndalet nga Drenica

08 nëntor 2026 | 17:43

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Vushtrrisë, duke triumfuar me rezultat 1-2 në kuadër të Superligës së Kosovës.

Me këtë fitore, kryeqytetasit shkojnë në kuotën e 32 pikëve pas 13 ndeshjeve dhe vazhdojnë të kryesojnë tabelën, me pesë pikë më shumë se Malisheva.

Në anën tjetër, Vushtrria mbetet e fundit me vetëm tri pikë.

Në ndeshjen tjetër, Drenica dhe Drita janë ndarë në barazim 2-2.

Ky rezultat e çon Drenicën në 12 pikë, ndërsa Drita mbetet e treta me 24 pikë, duke humbur mundësinë për t’iu afruar më shumë kreut të tabelës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Çështja mes Neda Karafilit dhe Ogren Ballukut pas divorcit vijon…