Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve

10 nëntor 2026 | 14:49

Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, pritet që gjatë javës së ardhshme të nisë intervistimin e dëshmitarëve.

Kështu ka njoftuar kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se sot ka nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët.

“Në emër të Komisionit Hetimor, sot kam nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët. Gjatë javës së ardhshme fillojmë intervistimet, bazuar në legjislacionin në fuqi.”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pamje spektakolare vijnë nga Gjermania, ku një ndërtesë industriale rreth…