DION ALIU, SHQIPTARI I PARË FITUES I BURSËS PRESTIGJIOZE GTF MERIT SCHOLARSHIP NË ANGLI!

10 nëntor 2026 | 17:36

Një arritje e jashtëzakonshme për talentin shqiptar! Dion Aliu është përzgjedhur si përfitues i bursës prestigjioze GTF Merit Scholarship nga Global Talent Fund, për të vijuar studimet në Universitetin e York-ut në Angli.

Me këtë sukses, Dioni shënon një moment të veçantë, duke u bërë shqiptari i parë që përfiton bursë nga ky program ndërkombëtar, i cili mbështet studentët më të dalluar dhe talentet e jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

Bursa e tij mbështetet nga kompania e njohur britanike e teknologjisë XTX Markets.

Ky vlerësim është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe potencialit të tij për të kontribuar në botën e matematikës në nivelin më të lartë akademik.

Urime Dion Aliut për këtë arritje të madhe! Një sukses që na bën krenarë të gjithëve dhe një frymëzim për brezat e rinj shqiptarë.

Suksese në rrugëtimin tënd akademik, Dion!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një kapitull i ri përgjegjësie dhe angazhimi hapet për Zekush…