Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për shkëmbimin masiv të të burgosurve

11 nëntor 2026 | 14:48

Zyrtarët në bisedimet e ndërmjetësuara nga ShBA-ja midis Rusisë dhe Ukrainës kanë thënë të mërkurën se palët kanë rënë dakord për një shkëmbim të madh të të burgosurve të luftës.

“Një nga anët pozitive është se ramë dakord që do të kemi lirimin më të madh humanitar të të burgosurve, dhe numrat do t’i përfundojmë nesër”, ka thënë Jared Kushner, dhëndri i presidentit të ShBA-së, Donald Trump, pas përfundimit të dy ditëve të bisedimeve në Abu Dhabi.

Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus, dhe Rustem Umerov, i cili ka udhëhequr delegacionin e Kievit në Abu Dhabi, e kanë konfirmuar shkëmbimin e planifikuar.

Kushner ka thënë se ai dhe i dërguari i ShBA-së, Steve Witkoff, do të udhëtojnë për në Moskë të enjten për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin, e më pas do të fluturojnë për në Dublin për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas stërvitjeve në “Shtëpinë e Futbollit”, Kombëtarja e Shqipërisë, ka…