Përballje të forta në Ligën e Kombeve, vëmendja te “San Siro”

12 nëntor 2026 | 13:17

Liga e Kombeve do të vazhdojë me ndeshje të mëdha në mbrëmje, ku do të ketë përballje interesante, sidomos në kuadër të Ligës A të kësaj gare.

Padyshim, ndeshja më e fortë pritet të jetë ajo ndërmjet Italisë dhe Francës, e cila nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “San Siro”.

Franca i prin grupit A1 me 10 pikë, tri më shumë se Italia. Të dyja kombëtaret synojnë kalimin në çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Nga ora 20:45 do të zhvillohen edhe dy ndeshje të Ligës A, por në kuadër të grupit A3, ku Çekia përballet me Spanjën, ndërsa Anglia e pret Kroacinë.

Spanja e ka siguruar çerekfinalen, pasi i prin grupit A3 me 12 pikë, duke lënë pas Anglinë me 9 pikë, Kroacinë dhe Çekinë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri…