Kuvendi vazhdon seancën, shqyrtohet marrëveshja për ekstradim me Suedinë

13 nëntor 2026 | 11:22

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar të premten seancën plenare, e cila ishte ndërprerë të enjten.

Punimet kanë nisur me pikën e katërt të rendit të ditës, shqyrtimin e Projektligjit nr. 11/L-024 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim.

Për këtë marrëveshje para deputetëve ka folur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila ka paraqitur çështjet që lidhen me ratifikimin e saj.

Në rend dite, deputetët gjatë ditës kanë edhe rishqyrtimin e Ligjit për Specialen.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Valdet Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeprokurorit të…