Foda: Kemi mungesa, por kemi mjaft lojtarë në dispozicion, u besojmë atyre
13 nëntor 2026
| 15:10
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë për media sot, para ndeshjes së nesërme ndaj Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Foda ka thënë se janë të gatshëm, ndonëse kanë mungesa.
“Jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Izraelit. Kemi punuar mirë dhe e kemi stërvitjen përfundimtare, do t’i stërvitim pjesët taktike. Kemi mungesa, por kemi mjaftueshëm lojtarë në dispozicion. Ju besojmë atyre. Mund të ketë ndonjë befasi që mund të ftohet. Atmosfera është mjaft e mirë, janë ndeshje të rëndësishme. Ka pasur intensitet në stërvitje dhe shpresojmë në rezultat pozitiv”, ka thënë Foda.
Kosova përballet nesër me Izraelin, nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.



