Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

13 nëntor 2026 | 15:17

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Përmes një postimi, ajo ka njoftuar se, dy javë pas miratimit në Kuvend, ligji po hyn në fazën e zbatimit.

Haxhiu ka theksuar se çdo pasuri e personave që ushtrojnë funksione publike duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.

Haxhiu ka bërë të ditur se Kuvendi do ta përcjellë nga afër procesin e ngritjes së Byrosë, ndërsa rezultatet e zbatimit të ligjit do të jenë ato që do ta matin efektivitetin e tij.

“Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.

Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë. Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Djellza Kajdomqaj shpall te pavlefshme dëftesat e kl l  -…