Ylber Ramadani, mungesa e madhe e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë
Ylber Ramadani do të jetë mungesa e rëndësishme e Shqipërisë në sfidën e radhës ndaj Bjellorusisë, për shkak të pezullimit nga kartonët.
Mesfushori kuqezi nuk e ka fshehur zhgënjimin që nuk do të jetë në fushë, por ka konfirmuar se do të udhëtojë me skuadrën drejt Hungarisë për të qëndruar pranë shokëve.
“U mërzita shumë kur mora kartonin, sepse doja të isha në ndeshjen e radhës. Ata luajnë shumë me topat e dytë dhe me duele. Do të shkoj me çunat në Hungari, që të jemi bashkë”, ka thënë Ramadani, i cili ka plotësuar kuotën e kartonëve dhe duhet të mungojë në duelin me Bjellorusinë, të dielën.
Për triumfin ndaj Finlandës, Ramadani ka thënë se trajneri Rolando Maran e ka ndryshuar sistemin e lojës, pasi ekipi ka hasur në vështirësi në 15 minutat e para.
Shqipëria ka triumfuar 2:0 ndaj Finlandës në Tiranë, për ta ruajtur vendin e parë në grup dhe për të qenë sa më afër rikthimit në Ligën B të Ligës së Kombeve.



