Drejtuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të CPME-së në Berlin

13 nëntor 2026 | 15:24

Nënkryetari Dr. Rrezart Halili dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Gramoz Jakupi po përfaqësojnë Odën e Mjekëve të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të CPME-së në Berlin.

Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Rrezart Halili, dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Gramoz Jakupi, po marrin pjesë në takimet dhe punimet e Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë (CPME), që po zhvillohen më 13 dhe 14 nëntor 2026, në Berlin të Gjermanisë.

Një ndër temat qendrore të këtij takimi është konferenca me titull “Rishikimi i Kartës së Otavës: Perspektivat Evropiane mbi Promovimin e Shëndetit dhe Politikat Shëndetësore”, e cila trajton qasjet dhe perspektivat evropiane në promovimin e shëndetit dhe zhvillimin e politikave shëndetësore.

Programi i takimeve përfshin gjithashtu diskutime mbi praktikën profesionale dhe të drejtat e pacientëve, shëndetin digjital, shëndetin publik dhe parandalimin e sëmundjeve, duke adresuar disa nga sfidat kryesore me të cilat përballen sistemet shëndetësore bashkëkohore.

Në kuadër të këtyre diskutimeve, përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës kanë theksuar se promovimi i shëndetit duhet të jetë prioritet i politikave shëndetësore, me fokus në parandalimin e sëmundjeve, qasjen e barabartë në kujdes shëndetësor dhe rolin kyç të mjekëve në mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit publik.

Pjesëmarrja në këto takime i mundëson Odës së Mjekëve të Kosovës të jetë pjesë e diskutimeve mbi drejtimet e ardhshme të mjekësisë evropiane, duke ndjekur zhvillimet profesionale dhe institucionale që ndikojnë në organizimin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Rreth CPME-së

Komiteti i Përhershëm i Mjekëve Evropianë (CPME) është organizatë që përfaqëson mjekët në nivel evropian dhe angazhohet për promovimin e shëndetit publik, mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe avancimin e profesionit mjekësor. Përmes bashkëpunimit me institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare, CPME kontribuon në zhvillimin e politikave shëndetësore dhe në përcaktimin e standardeve që ndikojnë në kujdesin shëndetësor në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ylber Ramadani do të jetë mungesa e rëndësishme e Shqipërisë…