Ramadani për vendimin e qeverisë për energjinë: Dyfish i dyshimtë, po përdoret si perde tymi për reduktimet që na presin

16 nëntor 2026 | 10:20

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Ramadani ka thënë se ky vendim është dyfish i dyshimtë.

“E para, po e pranojnë vetë me gojën e tyre se krejt çka kemi thënë tash e sa kohë për pazaret me rrymën e Serbisë dhe mafian energjetike ka qenë e vërtetë.

E dyta, po e përdorin këtë si perde tymi për t’i arsyetuar ndaljet e rrymës dhe reduktimet që po na presin këtë dimër”, ka thënë Ramadani.

Ai ka thënë se për një mandat të tërë e kanë lënë Kosovën pa asnjë zgjidhje të qëndrueshme energjetike, ndërsa, sipas tij, buxhetit të shtetit i kanë zhvatur miliona euro përmes kontratave dhe tregtisë së dyshimtë.

“Sot, në momentin kur skandalet po u shpërthejnë në çdo sektor dhe vendi po rrezikon reduktime të ashpra të energjisë elektrike, po tentojnë ta fshehin dështimin e tyre në emër të ‘patriotizmit’. Një vendim i vonuar nuk mund ta amnistojë koston e rëndë financiare që u është faturuar qytetarëve. Prandaj, duhet hetim i menjëhershëm dhe i paanshëm për të gjitha ato miliona të shpenzuara deri më sot”, ka shtuar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vinicius Junior ka thyer heshtjen për periudhën e vështirë që…