Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten

16 nëntor 2026 | 10:54

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se po bëhen përpjekje maksimale që kostot e furnizimit të mos rriten.

Në konferencën për medie pas mbledhjes së qeverisë, Rizvanolli ka thënë se përmes vendimeve të marra dhe masave të tjera synohet të parandalohet rritja e kostove, ndërsa në rast se ato vazhdojnë të rriten, qytetarët do të mbrohen.

“Po bëjmë çdo përpjekje maksimale që kostot e furnizimit të mos rriten. Këtë e kemi bërë në mënyra të ndryshme, po e bëjmë edhe me vendimet e sotme. Do të ndërmarrim të gjitha masat që kostot të mos rriten, e nëse kostot vazhdojnë të rriten, t’i mbrojmë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme. Si në çdo përballje në të kaluarën, do të jemi në krye të detyrës, do të përballemi së bashku me këtë krizë”, ka deklaruar ministrja Rizvanolli.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, është paraqitur…