Hoti krahason qeverisjen e LDK-së me atë të LV-së: Rritja ekonomike më e ulët dhe inflacioni më i lartë gjatë qeverisjes Kurti
16 nëntor 2026
| 13:32
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar politikat ekonomike të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke pretenduar se gjatë kësaj periudhe Kosova ka pasur rritje më të ulët ekonomike dhe inflacion më të lartë, krahasuar me periudhën e qeverisjes së LDK-së.
Hoti ka thënë se gjatë viteve 2022–2026 nuk janë ndërmarrë politika të mjaftueshme fiskale për ta zbutur inflacionin dhe për ta nxitur rritjen ekonomike.
Ai ka kritikuar edhe mosrealizimin e projekteve kapitale dhe fokusin e Qeverisë në skema sociale e subvencione, duke theksuar se rritja e çmimeve ka rënduar buxhetin e familjeve në Kosovë.



